“Nga një punë më larguan dhe kam 2 muaj s’më kthejnë përgjigje për cv që kam dërguar”.

Ky ka qenë mesazhi i një qytetari që është lexuar sot në shesh nga aktivisti Arben Kola. Mesazhi i është dërguar nga një person që ka qenë aktiv në protesta, por që deklaron se është larguar nga puna edhe në sektorin privat për këtë arsye.

Sipas tij kjo i ka krijuar probleme edhe në gjetjen e një pune të re.

“Kam një thirrje për administratën. Dilni në shesh sepse nëse jemi të gjithë bashke nuk kanë çfarë në bëjnë. Dilni për fëmijët dhe të ardhmen sepse nuk kemi Atdhe të dytë, kemi vetëm Shqipërinë”, u shpreh Kola.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb