Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim në Facebook, u shpreh se sot PS është një parti e pashpresë. Ai theksoi Rama sot i shmanget qytetarëve të saj dhe se është në panik, duke shtuar se ajo parti de facto po shpërbëhet.

“Java që lamë pas është javë që do shënohet PD mblodhi këshillin e saj Kombëtar, kushtuar rolit ripërtëritës dhe rolit të anëtarit të kësaj partie në procesin e ripërtëritjes, domosdoshmëri jetike e transformimit të saj si forcë që ecën e sigurt drejt fitore. Është arritur pas një punë intensive në krijimin e të gjitha instrumenteve, për transformimin e komunikimit, organizimit të kësaj partie ku në epiqendër duhet të qëndrojë anëtari. Në kahe të kundërt janë zhvillimet për partinë e krimit, e cila kalon nga një vile e kuqe në një vilë tjetër të kuqe për të faktuar se shteti e partia janë 1. I shmanget qytetarëve, protestuesve dhe anëtarëve të saj, në panik , de facto ajo po shpërbëhet”, tha Berisha.

Më tej Berisha u ndal edhe te situata me zjarret duke e cilësuar si një neglizhencë totale të shtetit.

I ndalur te arrestimi i Agasit, Berisha u shpreh: “Këtë javë u arrestua pas padrinos në Shqipëri e në rajon Ergys Agasi. Agasi kishte pozicionuar në duart e tij të gjithë fuqinë e autorizuar nga pushteti ekzekutiv i padrinos, të gjithë pushtetin e karteleve të drogës dhe gjithë fuqinë e kontrollit të internetit në territorin e Shqipërisë. Ai padyshim ishte, eksponenti më i rrezikshëm i mafies, pas Edi Ramës. Lëviz në Durrës, Xhafzotaj, vilën e tij në plazh, edhe në Surrel e hipodromi i tij, që në fillim lindën dyshime”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb