Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur sot në Kurbnesh të Mirditës.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë të thellë. Për shkak të dëmtimeve të rënda nga goditja, një nga personat që udhëtonte në mjet ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë nxjerrë nga mjeti dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të daljes së automjetit nga rruga.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb