“Problemi nuk janë sipërmarrësi që do të futet në politikë, por ata që bëhen kryeministra dhe ministra që kthehen në sipërmarrës.”. Kështu deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë, ndërsa sot duket larg premtimeve të dikurshme.

Kur ishte në opozitë, Rama fliste për blerje votash nga qeveria Berisha, shkelje hapur të ligjit dhe për shëndetësinë që ishte lënë në faliment.

“Problemi nuk janë sipërmarrësi që do të futet në politikë, por ata që bëhen kryeministra dhe ministra që kthehen në sipërmarrës. Ata që me pushtetin politik kthehen në miliardë dhe me miliardat që fitojnë nga pushteti politik ricikojnë pushtetin duke blerë vota nga 100-150 euro copën dhe duke blerë gjykatës e prokurorë. Duke e kthyer sistemin në makineri deformuese që e deformon vullnetin e popullit”, kështu shprehej vite më parë Rama gjatë daljeve publike në media.

Ndërkohë sot duket e njëjta faqe historie, por këtë herë në pushtet është Rama, ndërsa shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij. Për më tepër dëgjoni videon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: