Protestuesit vijojnë qëndresën e tyre përpara ambienteve të Komisariateve ku mbahet të shoqëruar protestuesit e ndalur nga policia.
Qytetarët kërkojnë lirimin e personave të ndaluar. Rreth 11 protestues u shoqëruan nga policia.
Me thirrjet “arrestoni Ramën”, arrestoni Ballukun, lironi çunat, lironi gocat.
Revolta vijon prej 94 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
