Jamal Musiala është shumë pranë rikthimit në fushë, megjithëse drejtuesit e Bayern Munich nuk duan të nxitojnë. Musiala po përmirësohet ndjeshëm dhe ka dhënë sinjale pozitive në stërvitjet e Bayern Munichut, dy javë pas momentit shqetësues që e detyroi të largohej nga fusha.

Trajneri Vincent Kompany ka konfirmuar se mesfushori ofensiv po stërvitet normalisht, por vendimi për rikthimin do të merret në bashkëpunim me stafin mjekësor dhe vetë lojtarin.

Musiala nuk pritet të luajë në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë ndaj Osnabrück, ndërsa mundësitë e para për rikthimin janë sfida ndaj Schalke më 5 shtator, debutimi në Champions League kundër Bodø/Glimt më 10 shtator, ose ndeshja e Bundesligës ndaj Elversberg më 13 shtator.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb