Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka takuar sot në 3 shtator protestuesit, që janë shoqëruar në komisariat, pas protestave përballë Kryeministrisë.

Balliu shprehet se kjo që ndodh është një turp i madh. Shton se në qeli duhet të ishte Belinda Balluku dhe të korruptuar të tjerë të qeverisë.

Klevis Balliu: Kemi takuar sot protestuesit, janë 11 protestues në burgje nga ky regjim. Mbajtja në qeli të protestuesve është një turp i madh. Është një turp që protestuesit janë në qeli dhe nuk janë në burgje Edi Rama e Belinda Balluku apo hajdutë të tjerë të milionave të taksave të qytetarëve.

Ne e pamë live sesi policia mori zvarrë një protestues, një tjetër protestues është goditur me grushte në furgonin e policisë nga efektivë të Komisariatit numër 3. Arbër Lleshi është dhunuar në mënyrë skandaloze. Këta qytetarë janë në protestë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb