Një ngjarje traumatizuese për fëmijët është regjistruar përpara një muaji në Kuçovë.
Efektivët kanë shkuar të shoqërojnë një person në fshatin Krekëz të Kuçovës. Ndërsa, skena gjatë shoqërimit të personit duket shqetësuese.
Shoqërimi bëhet në sy të të miturve, teksa dëgjohen dhe britmat e ulërimat e të vegjëlve. Një prej fëmijëve dëgjohet duke thënë “O xhaxhi polic”.
Ajo që ka ndodhur lidhet me një konflikt mes dy vëllezërve Toska, raporton gazetarja Eneida Petova.
Ngjarja ka ndodhur 1 muaj më parë, në dt. 3 gusht 2026, në fshatin Krekëz në Kuçovë. Dashnor Toska ka kanosur me çifte vëllain e tij, pas një konflikti për tokat dhe ky i fundit ka njoftuar policinë.
Sipas policisë, shtetasi Dashnor Toska i ka rezistuar shoqërimit drejt komisariatit të Kuçovës, ku është marrë në pyetje. Ndaj shtetasit Dashnor Toska ka nisur ne dt.3 gusht 2026 procedimi penal për “Kanosje” ndaj të vëllait.
