Edon Zhegrova është lënë jashtë listës së Juventusit në Ligën e Europës. Ylli i Kosovës nuk është ftuar për ndeshjet e garave të UEFA-s nga trajneri Luçiano Spalleti, madje, Zhegrova nuk është futur as në listën B.

Kujtojmë që Zhegrova është paralajmëruar nga klubi që të gjejë ambient të ri gjatë merkatos së verës. Por, sipas disa raportimeve, ai vendosi të qëndronte te “Zonja e Vjetër” edhe pse ka ende kohë për t’u larguar.

Një situatë aspak e favorshme për Zhegrovën, nga i cili pritej shumë që të shndërrohej në një protagonsit te bardhezinjtë, por situata duket se e ardhmja e tij tashmë ka marrë një trajektore disi të çuditshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb