Portieri legjendar i Interit, Samir Handanoviç, ka folur së fundmi për trajnerin Antonio Konte.
“Konte kërkon shumë, madje edhe nga vetja. Për të, ekziston vetëm futbolli. Në vitin e parë, ishte e vështirë edhe të caktoje një takim te dentisti, sepse e dije vetëm natën përpara se kur do të stërviteshe të nesërmen. Futbolli është ajo për të cilën përgatitesh gjatë javës, të gjitha rutinat dhe detyrat që duhen ndjekur.
Antonio është mirë për një vit, për dy, pastaj është e qartë se rreziku është që gjithçka të shkatërrohet. Dhe pastaj ai largohet. Por lojtarët luajnë vërtet për të. Inzaghi ishte i mirë në çlirimin e kreativitetit të lojtarëve më të mirë, dhe kjo është arsyeja pse Interi i tij ishte më i bukur për t’u parë”, u shpreh Handanoviç.
