Viktor Da Silva shpallej kampion me Partizanin, duke qenë golashënuesi kryesor i “demave” për sezonin 2022/23. Konkretisht shënonte 14 gola në total për më pak se 2000 minuta lojë.

31-vjeçari nga Brazili ka vendosur të provojë një eksperiencë të re. Pas aventurës me Drenicën në Kosovë kishte mbetur pa ekip, ndërsa tashmë ka arritur akordin me Gokulam Kerala.

Bëhet fjalë për një klub që luan në kategorinë e dytë të futbollit indian. Për Da Silvën do të jetë fanella e 18-të që vesh në karrierë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb