Propozimet e kryeministrit Edi Rama për ndryshimin në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale kanë mbërritur në Presidencë për dekretim.

Rama ka propozuar shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres dhe emërimin e deputetes së Partisë Socialiste, Klodiana Spahiut, si ministre e re e Shëndetësisë. Lajmi për emërimin e Spahiut është raportuar sot, 3 shtator 2026.

Klodiana Spahiu, aktualisht nënkryetare e Kuvendit, është mjeke me profesion dhe ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, ndërsa më pas është specializuar në kardiologji.

Pas mbërritjes së propozimeve nga Kryeministri, procedura kalon tashmë në Presidencë. Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka në dispozicion 7 ditë për të dekretuar ndryshimet e propozuara në përbërjen e qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: