Trajneri i Egnatias, Nevil Dede iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në prag të ndeshjes ndaj Skënderbeut.
“Starti i sezonit? Shumë pozitiv, 6 pikë. Golavarazhi është i kënaqshëm, është një plus i madh pozitiv, psikologjik për skuadrën.
Vijmë nga një periudhë e vështirë. Nesër bëhen 15 ditë dhe ne zhvillojmë ndeshjen e pestë. Rotacioni ka qenë i pranishëm. E keni parë edhe në ndeshjen e fundit përballë Vorës. Sa i përket kundërshtarit të radhës, Skënderbeut, skuadër në moshë relativisht të re. Mendoj do jetë ndeshje shumë e luftuar. Ne jemi ata që duhet të mbrojmë titullin kampion, që çdo sukses që bëmë përpara të na japë të drejtë, dhe të gjithë të tjerët të na shohin me të vërtetë se kush jemi.
Tifozët? Mendoj se është avantazhi më i madh për nesër. Ne luajmë në shtëpi, përballë dashamirësve dhe tifozëve tonë. Më jep entuziazëm tjetër sepse vetë lojtarët janë të motivuar. Skuadra jonë ka mësuar, jo vetëm tifozët tonë, por në gjithë Shqipërinë që të kënaqet me futbollin që ne interpretojmë. Nesër është dita që të kthehemi dhe të jemi te standardi që na takon. Ajo që ne kemi mësuar tifozët tonë apo kushdo që na ndjek neve me kënaqësi. Ne duhet t’i kënaqim, motivi që ata na japin është shumë i rëndësishëm. Ata janë mbështetja jonë, energjia dhe gjithçka ne kemi”, u shpreh trajneri i Egnatias.
