Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së 96-të kundër qeverisë së Edi Ramës, duke bërë thirrje për vijimin e qëndresës dhe mobilizimin e qytetarëve.

Vatnikaj u shpreh se arrestimet dhe intimidimi i protestuesve nuk do t’i trembin, por, sipas saj, do t’i bashkojnë dhe do t’i forcojnë në qëndresën e tyre.

Në fjalën e saj, aktivistja kërkoi gjithashtu dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij.

“Intimidimi i tyre nuk na frikëson, por na bashkon dhe na forcon qëndresën dhe na bën që të vijmë sërish këtu, për t’ju thënë ‘arrestoni Ramën’. Jemi përballë dy alternativave, ose bashkohemi të gjithë, ose pranojmë të na qeverisë një klasë e korruptuar, e kriminalizuar…”, shtoi ajo.

Më tej, Vatnikaj u shpreh se qytetarët kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe se kërkesa e protestuesve është largimi i qeverisë.

“Intimidimi i tyre nuk na frikëson, por na bashkon dhe na forcon qëndresën dhe na bën që të vijmë sërish këtu, për t’ju thënë “arrestoni Ramën”. Jemi përballë dy alternativave, ose bashkohemi të gjithë, ose pranojmë të na qeverisë një klasë e korruptuar, e kriminalizuar…Ky shesh parmbrëmë e ka marrë vendimin e vet, përballë Ramës dhe “Besës” apo “Pasqyrës” së tij, ne kemi zgjedhur njëri tjetrin dhe kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të tij dhe kabinetit të Ramës”, tha ndër të tjera ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb