Një emigrant nga Diaspora e New York i është bashkuar protestës kundër Edi Ramës.

I riu është shprehur kritik ndaj qeverisë dhe kryeministrit duke e akuzuar për korrupsion. Ai i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në shesh për të rrëzuar sistemin 36-vjeçar.

“Vetëm në New York janë mbi 100 mijë shqiptarë, vetëm në Amerikë me dokumente janë 300 mijë shqiptarë. Nëse këto do jenë votë kundër qeverisë, sa 800 mijë vota do të ketë ky kriminel? Do të ketë zero vota. Edhe mua më erdhi ofertë për t’u bërë pjesë e administratës, për t’u bërë pjesë  e kësaj administrate të inkriminuar dhe do isha thjesht ushtar i këtij sistemi. Nuk kam pranuar të jem pjesë e këtij sistemi. Me patericën Sali Berisha ky pushtet bën rotacion…”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: