Pas fjalimeve te Kryeministria ka nisur edhe marshimi në rrugët e Tiranës.
Për 96 ditë me radhë qytetarët protestojnë kundër Ramës dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të tij.
Me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “lironi çunat”, “lironi gocat”, “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët vijojnë marshimin.
Ndërsa në protestën e djeshme u bashkuan edhe studentë, të cilët mbanin pankarta me mesazhet “Bashkohuni studentë, kombi na thërret” dhe “Studentët janë këtu”.
Mbërritja e tyre u shoqërua nga thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri”.
Ndërkohë, vëmendja e protestuesve po zhvendoset drejt 7 shtatorit, kur aksioni pritet të arrijë në ditën e 100-të.
Sipas paralajmërimeve të bëra gjatë tubimit të së mërkurës, për atë ditë synohet një mobilizim më i madh dhe protestuesit kanë deklaruar se do të tentojnë të rrethojnë të gjithë godinën e Kryeministrisë.
