Protestuesit kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme protestën e 96-të kundër qeverisë, duke marshuar drejt Komisariatit nr. 3, ku mbahen aktivistët e arrestuar.

Qytetarët janë ndalur te Blloku i Sigurisë në Mine Peza, ku kanë bërë thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar.

“Lironi çunat, lironi gocat” dhe “Arrestoni Ramën” kanë qenë ndër thirrjet e protestuesve gjatë marshimit dhe qëndrimit përpara ambienteve të komisariatit.

Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën, duke deklaruar se revolta qytetare nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Marshimi drejt Komisariatit 3 është zhvilluar në kuadër të protestës së 96-të, ndërsa qytetarët paralajmërojnë vijimin e tubimeve edhe në ditët në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb