Një zjarr ka rënë sot në fshatin Qinam të Zall-Herrit, duke alarmuar banorët e zonës.
Lajmi është raportuar nga gazetari Osman Stafa, ndërsa banorët kanë shprehur shqetësimin për situatën, duke deklaruar se deri në momentin e raportimit nuk kishte mbërritur asnjë ekip për të ndërhyrë dhe shuar flakët.
Zona e Zall-Herrit është përballur edhe më herët me vatra zjarri, duke u renditur ndër zonat problematike sa i përket përhapjes së flakëve gjatë periudhës së verës.
Ende nuk dihet sipërfaqja e përfshirë nga zjarri apo nëse flakët rrezikojnë banesat përreth.
