Një e papritur vjen nga Spanja, ku një prej futbollistëve të Kampionëve të rinj të Botës, Markos Jorente, ka vendosur që të tërhiqet nga ekipi kombëtar. Një vendim i lojtarit të Atletiko Madrid që ka çuditur shumëkënd pasi nuk kishte asnjë paralajmërim për këtë.

Jorente, deri në moshën 31-vjeçare, ka regjistruar 27 ndeshje me ekipin kombëtar ndërsa ka qenë pjesë e vazhdueshme e ciklit të De la Fuente. Kështu, ai ka përjetuar 2 Europianë (të parin me Luis Enrike) dhe 1 Botëror, duke arritur suksesin më të madh pikërisht me këtë të fundit.

Lojtari e nisi Botërorin me idenë se do ishte titullar por pastaj e humbi këtë vend ndaj Pedro Porro, që u kthye në një nga zbulimet e turneut. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Jorente bëri publik vendimin e tij. “Ka qenë një krenari që të përfaqësoja vendin tim dhe të bëhesha pjesë e kësaj historie”, shkruante ndër të terja futbollisti në fjalët e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb