Rimal Haxhiu është prezantuar nga Malisheva. Largimi nga bardheblutë nuk u shmang, edhe pse u mendua që do të ketë rikthim për një moment gjatë verës.
27-vjeçari e ka eksperiencën e parë në Kosovë. Aty ku tashmë është nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdariç.
Njoftimi i Malishevës:
“Ju njoftojmë se Rimal Haxhiu është zyrtarisht pjesë e klubit tonë. Haxhiu vjen me një eksperiencë të pasur nga futbolli shqiptar dhe ai gjerman; gjatë karrierës së tij ai ka mbrojtur ngjyrat e Dinamos, Kukësit dhe së fundmi KF Tiranës, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Mirë se vjen, Rimal Haxhiu!”

