Situata me zjarret në Levan të Fierit vijon të mbetet kritike. Flakët kanë përfshira sipërfaqe të mëdha toke, ndërsa përhapja e zjarrit favorizohet edhe nga era e fortë.

Në zonë ndodhen ekipe zjarrfikëse, ndërsa banorët janë në panik dhe të alarmuar. Gjithashtu e pranishme ndodhet edhe policia.

Pylli në Levan ka marrë flakë dhe gjithë zona është mbuluar me tym. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra me ullinj. Zjarri siç duket edhe nga pamjet ndodhet pranë banesave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb