Reagim nga redaksia e BalkanWeb
BalkanWeb nuk ka publikuar një lajm me titull: “Avioni bën ulje emergjente, Berisha nuk prek dot ëndrrën amerikane”. Imazhi që po qarkullon në rrjet është i rremë dhe është krijuar me inteligjencë artificiale, duke përdorur emrin e BalkanWeb, portalit më të madh informativ në vend, për t’i dhënë besueshmëri një informacioni të fabrikuar.
Redaksia e BalkanWeb e konsideron të papranueshme përdorimin e emrit të medias për të prodhuar dhe shpërndarë lajme të rreme.
BalkanWeb karakterizohet nga raportimi i lajmit të vërtetë, verifikimi i informacionit dhe besueshmëria, e cila është një nga elementet kryesore që e dallon këtë media.
Për këtë arsye, i bëjmë thirrje lexuesve që të mos bien pre e materialeve të tilla të manipuluara dhe çdo informacion që mban emrin e BalkanWeb ta verifikojnë në faqen zyrtare të portalit www.balkanweb.com
