Mario Mitaj u largua nga Al Itihad ku nuk kishte hapësira në kampionat. Ishte Xhenoa që e huazoi në Itali për 2 milionë euro.

Eksperienca në Itali nuk po shkon aspak si duhet. Mitaj nuk është aktivizuar në tri sfidat e para të Seria A nga trajneri De Rosi.

Kështu pas sfidës në Kupë më 16 gusht ku edhe asistoi në kualifikimin ndaj Askolit, situata ka ndryshuar. Xhenoa gëzon edhe të drejtën për të blerë kartonin.

Vetë klubi i Seria A po kalon një moment delikat në fillim. Deri tani nuk është regjistruar asnjë pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb