Vllaznia do të përballet sot me Partizanin prej orës 18:30. Sfida është e vlefshme për javën e tretë të Abissnet Superiore.

Ergi Borshi do drejtojë kuqeblutë, pasi trajneri Edi Martini është i pezulluar. Po ashtu kujtojmë se presidenti Alban Xhaferi nuk lejohet në stadium për shkak të pezullimit me 15 ndeshje.

Ngjarjet e fundit kanë ndezur Vllazninë dhe tifozët e saj. Dy gola të anuluar me VAR bënë që ekipi i Martinit të largohet nga Elbasani me 1 pikë.

Tifozët e Vllaznisë ndërkohë kanë treguar interes të madh në blerjen e biletave. Kështu synohet që t’u jepet mbështetje kuqebluve pas ngjarjeve të fundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb