Milot Rashica po kalon periudhën më delikate te Beshiktashi. Altin Lala si menaxheri i tij zbuloi se ndryshe nga lojtarët e tjerë, nuk është paguar në gusht.
Klubi turk i ka kërkuar largimin sulmuesit shqiptar. Po ashtu konfirmohet se 30-vjeçari nuk u përfshi në listën e Ligës së Europës dhe sinjali është i qartë.
Për Rashicën nuk do të jetë e lehtë që të pranojë largimin. Nuk kanë mbetur shumë opsione për transferim, ndërsa Arabia mund të jetë destinacion.
Kujtojmë se Rashica regjistron 121 ndeshje me Beshiktashin. Në ndeshjen e fundit të kampionatit përfundoi në tribunë.
