Në kuadër të përkujtimit të Nënë Terezës, nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Endrit Braimllari ka ndarë një mesazh për vlerat dhe trashëgiminë e saj, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit ndaj njerëzve dhe veçanërisht ndaj atyre në nevojë.

Braimllari, së bashku me Nënprefekten e Qarkut të Tiranës, Sara Demrozi, nderuan shenjtërimin dhe veprën e Nënë Terezës, duke vënë në fokus mesazhin e saj të dashurisë, humanizmit dhe shërbimit.

Sipas tij, vepra e Nënë Terezës mbetet një frymëzim i përditshëm për shoqërinë dhe një kujtesë për përgjegjësinë që secili ka ndaj të tjerëve.
“Me Nënprefekten e Qarkut të Tiranës Sara Demrozi nderuam shenjtërimin dhe veprën e Nënë Terezës.
Vepra e Nënë Terezës mbetet një kujtesë e përditshme për secilin prej nesh, gjithmonë në shërbim të njerëzve, veçanërisht të pamundurve, të qytetarëve dhe të vendit.
Nënë Tereza na mësoi se vlera më e madhe e njeriut është dashuria, përkushtimi dhe shërbimi ndaj të tjerëve🙏”, shkruan Braimllari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: