Wout van Aert fitoi etapën e 13-të (Almunecar-Loja) të Vueltës së Spanjës, pas një gare të jashtëzakonshme dhe tepër të luftuar. Etapa u karakterizua nga temperaturat e larta, ritmi i fortë dhe një numër i madh sulmesh që nisën që në kilometrat e parë.
Në grupin e shkëputur u përfshinë shumë emra të rëndësishëm, ndërsa gara u bë gjithnjë e më kaotike. Visma zhvilloi një strategji të shkëlqyer, duke vendosur Van Aert dhe Mattheë Brennan në pozita ideale. Belgu tregoi forcën e tij në kilometrat e fundit, duke sulmuar disa herë dhe duke shkëputur rivalët.
3,5 kilometra para finishit, Van Aert realizoi sulmin vendimtar, të cilit vetëm Valentin Paret-Peintre mundi t’i përgjigjej. Në sprintin final, Van Aert konfirmoi epërsinë dhe siguroi fitoren e etapës. Paret-Peintre u rendit i dyti, ndërsa Mattheë Brennan përfundoi i treti, 24 sekonda pas fituesit. Fanella e kuqe mbeti në të njëjtat shpatulla, teksa Enric Mas vazhdon të jetë lider. Etapa e djeshme solli gjithashtu disa rrëzime dhe braktisje, duke shtuar listën e çiklistëve të dëmtuar.
ETAPA 13
Almunecar-Loja (192.8km)
TOP-10
1 Ë.Van Aert 4:34:00
2 V.Paret-Peintre “
3 M.Brennan +0:24
4 J.Ëidar “
5 V.Albanese “
6 F.Fisher-Black “
7 K.Vermaerke “
8 L.Bisiaux +0:28
9 F.Zana +0:32
10 S.Dalby +0:45
RENDITJA E PËRGJITHSHME
TOP-5
1 E.Mas 45:08:51
2 P.Roglic +1:45
3 F.Gall +2:06
4 R.Carapaz +3:53
5 O.Onley +4:29
