Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta në emisionin “Çim Peka Live”, ku paralajmëroi publikimin e materialeve audio dhe dokumenteve që, sipas tij, implikojnë persona të rëndësishëm të politikës dhe biznesit.
Ahmetaj pretendoi se disponon në telefon dhe në një USBKam dhe 3 orë në USB të shkëputur. Ka dhe një interceptim tjetër në Monako, tre orë, ku kreu i organizatës është kryefjala. materiale përgjimesh, ndërsa foli edhe për një interceptim rreth treorësh të kryer në Monako.
“Kam dhe 3 orë në USB të shkëputur. Ka dhe një interceptim tjetër në Monako, tre orë, ku kreu i organizatës është kryefjala. Bëhet fjalë për vazhdimin. Aty është një serial tjetër krimi me krim të organizuar”, deklaroi Ahmetaj.
Sipas tij, një prej personazheve të përmendur në materialet që pretendon se disponon është shqiptaro-izraeliti Ron Yeffet, për të cilin Ahmetaj tha se është parë në Shqipëri në vitin 2018 dhe se ka pasur marrëdhënie të hershme me-përgjim do të kesh elementë të trafikut të armëve. Do të kemi dhe Ermal Raketën, ministrin aktual të Mbrojtjes”, tha ai Edi Ramën.
Ahmetaj pretendoi gjithashtu se në materialet audio do të ketë elementë që lidhen me trafikun e armëve, ndërsa përmendi edhe një personazh që e identifikoi me nofkën “Ermal Raketa”, për të cilin tha se bëhet fjalë për ministrin aktual të Mbrojtjes.
“Do të shihni në disa dokumente kontributin e Ron Yeffetit. Në audio-përgjim do të kesh elementë të trafikut të armëve. Do të kemi dhe Ermal Raketën, ministrin aktual të Mbrojtjes”, tha ai.
Ish-zëvendëskryeministri foli edhe për atë që e cilësoi si “konceptin Kayo”, kompani kriminale, duke pretenduar se ai shtrihet në disa fusha që, sipas tij, lidhen me veprimtari kriminale.
Ahmetaj paralajmëroi se materialet do të shoqërohen edhe me dokumente dhe të dhëna të tjera, duke përmendur udhëtime me charter, qëndrime në hotele në Itali dhe persona të tjerë të lidhur, sipas tij, me këto zhvillime.
“Bëhet fjalë për audiopërgjimin, se s’dua t’i mbaj në suspensë askënd, se nuk është ky qëllimi. Bëhet fjalë për personazhin shumë të njohur në Shqipëri tashmë, amerikano-izraelito-shqiptarin Ron Yefet. Çfarë është Ron Yefet? Ron Yefet është parë në Shqipëri në vitin 2008 dhe ka një marrëdhënie të hershme me kreun e organizatës. Është amerikano-izraelit edhe shqiptar. Pra, i ka të treja pasaportat, mos gabohem, pastaj se s’kanë ndonjë vlerë. Është personi që unë kam denoncuar, që ka kërkuar kreu i organizatës t’i mbyllë borxhin e Shqipërisë. Ky është pikërisht personi që Ditmir Bushatit i është kërkuar t’i dorëzohet ambasada e Nju Jork-ut tonë, për ndërtim, për Ron Yefetin. Dhe sot ka shumë elementë.
Po dua përpara të shpjegoj. Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak sh.p.k. Timak sot zotëron 80% të kompanisë Timak Defense, ndërsa 20% zotërohen nga KAYO. Pra, ne e kemi denoncuar konceptin KAYO. Do dëgjoni në audiopërgjim, koncepti KAYO si koncept kriminal shtrihet sot në të gjithë damarët financiarë të shtetit në mënyrë kriminale. Është i janarit 2026. Të këtij viti. Pra, Ron Yefeti ka Timak Special Vehicles që i ndërrojnë emrin nga MAN në Land Cruiser, ia ndërrojnë në shkëmbi, Timak Defense e të tjera. Qesharake. Edhe kuptohet që aktori kryesor është kreu i organizatës, se do shikojmë pastaj në disa dokumenta shumë interesantë kontributin e Ron Yefetit këtu.
Pastaj ka UNO 18 me Arjeta Puca që kanë edhe këtë Advanced Arms Technology që praktikisht në audiopërgjim do kesh elementë të trafikut të armëve. Do kemi dhe Ermal Raketën. Ermal Nufin, sepse sot pseudonimin në Ministrinë e Mbrojtjes e ka Ermal Raketa. Ministri aktual i Mbrojtjes do ta them pak më vonë. Pastaj ke këto Timak Aviation me Arjeta Puca. Kush është Arjeta Puca? Do t’ia lëmë Plugut, se ka drejtues shumë interesantë tek Plugu.
Dhe pastaj ke Timak Horse Club, se sigurisht që kur vjedh paratë e buxhetit të shtetit, të duhen që të kalosh te jahtet, te avionët, te golfi, tek fërkimi nëpër hotelet në Itali me 10,000 euro apo 80,000 dollarë të katër bileta, apo nga një biznesmen 12 fluturime me charter, se s’ke ku të shkosh. Ky është kreu i organizatës.
Pra, pa dashje të gjithë përplasen nganjëherë dhe te Ekosi. Ku koordinatori ka bërë atë që ka bërë. Unë Ron Yefetin sot e quaj Ergys Agasi anglishtfolës. Ky personazh është identik Gysi Agasi ndërkombëtar. Identik.
Tani vijmë tek audiopërgjimet. Sigurisht që regjia është përgatitur. Këtu kam ofruar gjashtë raunde për të mos i marrë kohë shqiptarëve. Raundi i parë.
