Agim Zeka ka vendosur të rikthehet te Drenica pas 3 vitesh. Kjo është lëvizja e papritur që raportohet nga “Zëri i Sportit”, pikërisht për sulmuesin që ishte pa ekip prej muajit janar.

28-vjeçari ishte pjesë e Real Mursias në Spanjë gjatë pjesës së parë të sezonit të kaluar. Më pas palët ndanë rrugët.

Dy vite më parë ishte trajneri Silvinjo që e ftoi Zekën te Kombëtarja. Dhe pse asokohe duhet të qëndronte në tribunë.

Ish-lojtari i Partizanit gjen Gjergji Koten te Drenica. Sfida e radhës për këto të fundit është ndaj Prishtinës, pikërisht sot për javën e pestë të Superligës së Kosovës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb