Ylber Ramadani do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve. Mesfushori është përfshirë në listën e trajnerit të kuqezinjve, Rolando Maran, për sfidat e radhës.

Ka qënë klubi turk Çorum FK, që ka bërë të ditur gjithçka, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ramadani mbetet një nga alternativat e rëndësishme në mesfushë për teknikun italian, ndërsa Shqipëria do ta nisë aventurën e saj në Ligën e Kombeve 2026/27 në Grupin C1. Në program janë përballjet ndaj Bjellorusisë me 26 shtator dhe ndaj San Marinos 3 ditë më pas.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb