Egnatia është rreth 1 muaj larg fillimit të rrugëtimit historik në Ligën e Konferencës. Ashtu siç edhe pritej, UEFA ka korrigjuar gabimin. Ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” për Egnatian si klub pritës dhe jo në “Elbasan Arena”.
Sfida e parë është me Midtjilland, më 15 tetor ora 18:45. Më tej më 26 nëntor është rezervuar takimi me Linkoln Red Imps, ndërsa përballë Kauno Zalgiris do të luhet më 10 dhjetor.
KALENDARI I EGNATIAS
15 tetor 2026, Egnatia vs Midtjilland (ora 18:45 në “Arenën Kombëtare”)
22 tetor 2026, Arhus vs Egnatia (ora 21:00 në “Randers Stadion”)
5 nëntor 2026, Universitatea Kraiova vs Egnatia (ora 21:00 në “Ion Oblemenco Stadium”)
26 nëntor 2026, Egnatia vs Linkoln Red Imps (ora 18:45 në “Arenën Kombëtare”)
10 dhjetor 2026, Egnatia vs Kauno Zalgiris (ora 21:00 në “Arenën Kombëtare”)
17 dhjetor 2026, Braga vs Egnatia (ora 21:00 në “Estadio Municipal de Braga”)
