Partizani ishte klubi i vetëm në “Abissnet Superiore”, që nuk transferoi më tepër se pesë lojtarë. Si asnjëherë tjetër për të kuqtë në merkaton e verës, nuk pati lëvizje të shumta në hyrje.
Sa i përket pesë lojtarëve të afruar, vetëm dy prej tyre po preferohen aktualisht nga trajneri Florin Bratu. Bëhet fjalë për Alesio Mijan dhe Altin Aliun që madje kanë fituar fanellën e titullarit. Aliu po ashtu tundi rrjetën në dy ndeshjet e para.
Endri Çelaj, Omar Pasagiç dhe Ersi Kapo janë futbollistët e tjerë të afruar. Pasagiç dhe Kapo nuk regjistrojnë asnjë minutë në tre javët e para, ndërsa Kapo duket se do të jetë alternativë edhe për ekipin B duke qenë se ka qëndruar në tribunë.
Me përjashtim të Kapos, Çelaj dhe Pasagiç ishin prurje të trajnerit rumun nga Metaloglobus. Pasagiç ka qëndruar vazhdimisht në nxehje, por akoma nuk ka pasur mundësinë e debutimit.
Kujtojmë se Partizani ra në sy për largimet e shumta në merkaton e verës. Plot 16 largime nga sezoni i kaluar.
