Tensione janë shënuar gjatë protestës qytetare në zonën afër Kuvendit, ku situata është shoqëruar me ndërhyrjen e forcave të policisë.

Në mesin e protestuesve janë shoqëruar 5 persona, të cilët janë marrë nga efektivët e policisë dhe janë larguar nga zona ku po zhvillohej tubimi.

Momenti i shoqërimit është filmuar pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa në pamjet e publikuara duket ndërhyrja e policisë dhe largimi i dy protestuesve nga vendi i protestës.

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur përpara Ministrisë së Brendshme vijonin thirrjet dhe protestat kundër qeverisë dhe klasës politike.

Nuk dihen ende rrethanat e plota që çuan në shoqërimin e dy protestuesve dhe nëse ndaj tyre do të ketë masa të tjera.

Protesta e sotme është pjesë e ditës së 101-të të rezistencës qytetare, ndërsa tubimi vijon në disa pika të Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb