Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, në fjalën e tij në parlament hodhi akuza në drejtim të qeverisë.

Noka theksoi se Xhabaftët kanë sjellë ministra në parlament. Ai tha se qeveria është mallkimi për Shqipërinë.

Noka paralajmëroi ministren e re të Shëndetësisë Klodiana Spahiu, që të ketë kujdes kur pranon postin, sepse rrezikon burgun për aferat që do të firmosë.

Flamur Noka: E keni bërë Shqipërinë të pajetueshme. Ja keni nxirë jetën shqiptarëve. Nuk keni empati, zero siguri, vetëm vjedhje dhe plaçkitje. A mund të flasë katili për empatinë? Terroristi Edi Rama ka futur njerëz në burg për mospagim të dritave. E keni kthyer Shqipërinë në tokë të djegur. Ju jeni mallkimi i këtij vendi. Hyjnë në parlament deputetët si minj nëpër vrima.

Kujt i trembeni, qytetarëve? Ata jashtë janë qytetarë. Ju përfaqësoni krimin e organizuar, përfaqësoni kusarët, prandaj keni frikë nga qytetarët. Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu. Duhet të shpërndahet ky parlament. Besën ia keni dhënë investitporëve strategjikë, jo shqiptarëve. Klodiana Spahiu do futesh në burg. Klodiana, ulja në karrige të rrezikon kokën, prandaj kujdes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb