Tensione janë shënuar pranë Kuvendit, ku vijon protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike.
Situata është përshkallëzuar mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë për të liruar rrugën dhe për të rikthyer qarkullimin në zonën pranë Parlamentit.
Gjatë përplasjes janë shoqëruar nga policia dy qytetarë. Ata janë marrë nga efektivët dhe janë larguar nga zona ku po zhvillohej protesta.
