Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mëdha kanë goditur Japoninë këtë të martë, duke detyruar autoritetet të ngrenë në nivelin më të lartë paralajmërimin për rrezikun nga përmbytjet në zonat pranë lumit Shonai.
Situata më kritike është raportuar në prefekturat Aichi dhe Gifu, ku reshjet intensive kanë shkaktuar rritje të shpejtë të nivelit të ujit të lumit që përshkon të dyja zonat.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, qyteti i Nagoyas regjistroi 104.5 milimetra shi brenda vetëm një ore, deri në orën 16:53 me kohën lokale. Sasia e reshjeve përbën një rekord historik.
🚨🇯🇵 HOLY SH*T: Nagoya, Japan right now…
104.5 mm of rain was unleashed in ONE HOUR, the highest total since records began being kept in 1890.
Subways have been shut down, commuters have been stranded, and streets are absolutely flooded.
Nagoya authorities have issued the…
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) September 8, 2026
Për shkak të përmbytjeve, shërbimet e metrosë janë ndërprerë, ndërsa pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në disa stacione. Rrugë të shumta janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.
Paralajmërimi për rrezikun më të lartë është lëshuar për 14 qytete dhe qyteza në Aichi dhe Gifu.
“Është e nevojshme të siguroni sigurinë tuaj duke u zhvendosur në vende më të larta që janë më pak të prirura ndaj përmbytjeve”, deklaroi Takuya Hosomi, kryemeteorolog në Agjencinë Meteorologjike të Japonisë.
Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu banorët në disa zona të Nagoyas, përfshirë Chikusa, Moriyama dhe Meito, që të shmangin hapësirat nëntokësore.
Sipas autoriteteve, sistemet e kanalizimeve mund të mos përballojnë volumin e madh të reshjeve, duke rritur rrezikun e përmbytjes së nënkalimeve, qendrave tregtare dhe parkingjeve nëntokësore.
Ndërkohë, pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë automjete duke lëvizur nëpër rrugë të përmbytura, me ujin që në disa raste ka arritur deri në lartësinë e dyerve të makinave.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe u kanë bërë thirrje banorëve të zonave të prekura të ndjekin udhëzimet e emergjencës.
🚨🇯🇵 Meanwhile in Nagoya, Japan
The City of Nagoya (population 2.5 million) just experienced the most amount of rainfall in its recorded history.
A level 5 Warning is in place after 104mm of rain landed within an hour.
Below is the Shonai River which flows through the city… pic.twitter.com/sInwUKMblb
— Concerned Citizen (@BGatesIsaPyscho) September 8, 2026
