Protesta qytetare vijon në Tiranë, ndërsa nga radhët e protestuesve dëgjohen thirrje të forta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
“Ju erdhi fundi!” është një prej thirrjeve që po përsëritet gjatë tubimit, ndërsa protestuesit kanë intensifikuar mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe klasës politike.
Në të njëjtën kohë, qytetarët në protestë u kanë bërë thirrje edhe të tjerëve që t’u bashkohen, duke kërkuar pjesëmarrje më të madhe në tubim.
“Bashkohuni me ne!” është thirrja drejtuar qytetarëve që vijojnë të afrohen në zonën e protestës.
Tubimi zhvillohet në kuadër të rezistencës qytetare, ndërsa më herët gjatë protestës janë shënuar edhe tensione dhe përplasje me forcat e policisë.
