Elseid Hysaj vazhdon të stërvitet me Vllazninë. Klubi kuqeblu vazhdon t’i japë mundësinë mbrojtësit të Kombëtares, që të mbetet në formë gjatë kohës që po kërkon për një klub të ri.
Hysaj shkëputej nga Shkodra ku ishte pjesë e ekipit U-15. Më pas karriera e tij u zhvillua vetëm në Itali.
Ofertat nuk kanë munguar, por akordi nuk është arritur. Së fundmi u raportua pë rinteres nga Rusi. Kujtojmë se si lojtar i lirë, ka të drejtë të regjistrohet kudo.
32-vjeçari është rekordmen te Kombëtarja ku regjistron 100 paraqitje. Një periudhë e gjatë që është shoqëruar edhe me dy gola.
