Bashkia Patos ka zhvilluar pasditen e kesaj te merkure dëgjesën publike me qytetarët në kuadër të konsultimit mbi reformën e re administrative- terrotoriale e cila parashikon bashkimin e Patosit me bashkinë Fier.

Dëgjesa u hap me fjalën e kryetarit të këshillit bashkiak Armand Ahmetaj dhe pasoi me fjalën e kryebashkiakut  Fatjon Duro , i cili renditi nje sërë argumentesh se pse Patosi duhet të qëndrojë bashki më vete, duke theksuar funksionalitetin financiar, ekonominë, aksesin dhe kohezionin e territorit.

Gjatë dëgjesës ku ishin të pranishëm qytetarë, këshilltarë të këshillit bashkiak dhe grupe interesi u shpreh njëzëri kundërshtimi ndaj bashkimit me Fierin. Për ta Patosi nuk është vetëm një tabelë, një indeks apo distancë në kilometra, por histori dhe identitet.

Kryebashkiaku Duro dhe këshilli bashkiak do të vijojnë në ditët në vijim procesin e konsultimit publik edhe në njesitë administrative.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb