Qeveria zvicerane ka njoftuar qëllimin për të shfuqizuar kategorinë e statusit martesor “i divorcuar”, duke mbështetur një nismë të deputetes liberale Nadine Gobé.
Gobé, anëtare e Partisë Demokratike të Lirë liberale, ka kundërshtuar faktin që personat e divorcuar duhet të deklarojnë në formularët zyrtarë se janë “të divorcuar”, edhe shumë vite pas përfundimit të martesës.
Sipas deputetes, kjo kategori e statusit martesor është e panevojshme, pasi divorci përbën një çështje ligjore që tashmë është zgjidhur.
“Kërkesa që dikush të identifikohet përgjithmonë si i divorcuar do të thotë që një ngjarje private përjetësohet administrativisht”, ka argumentuar Gobé.
Ajo propozon që personat e divorcuar të rikthehen në kategorinë “beqarë” në formularët zyrtarë, duke shmangur kështu një status të veçantë për një martesë që ka përfunduar.
Tashmë pritet që Parlamenti zviceran të votojë për nismën. Nëse ajo miratohet, do të nevojiten ndryshime në legjislacion për të hequr statusin “i divorcuar” nga dokumentet dhe formularët zyrtarë.
Le Conseil fédéral soutient la motion de Nadine Gobet (PLR/FR) visant à supprimer le statut civil de «divorcé» en Suisse. Le divorce resterait enregistré comme événement d’état civil, mais sans constituer un statut distinct. https://t.co/WIkAt9BMnl
— Blick Actualité & Sport (@Blick_media) September 10, 2026
