Një sulm rus ka goditur një qendër tregtare në qendër të Pavlohradit, në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur. Ministri i Brendshëm ukrainas, Ivan Vyhivskyi, deklaroi se sulmi ndodhi në mes të ditës, në një moment kur zona ishte e mbushur me njerëz.
“Rusët goditën një qendër tregtare në qendër të Pavlohradit. Në mes të ditës, kur kishte shumë njerëz në rrugë”, shkroi Vyhivskyi në Telegram.
Sipas kreut të Administratës Shtetërore Rajonale të Dnipropetrovskit, Oleksandr Ganzha, katër persona humbën jetën dhe më shumë se 60 të tjerë u plagosën.
Mes të plagosurve raportohet se janë edhe tre fëmijë, të moshës 13, 14 dhe 15 vjeç. Autoritetet ukrainase e kanë dënuar sulmin, ndërsa vijojnë përpjekjet e ekipeve të emergjencës në zonën e goditur.
