Analisti Poli Hoxha, i ftuar në News24 komentoi akuzat e reja ndaj Belinda Ballukut.

Hoxha theksoi se hetimet për Ballukun janë shtrirë dhe jashtë vendit. Sipas tij, SPAK duhet të dërgojë një kërkesë të dytë për arrestimin e Ballukut.

“Drejtuesi i SPAK Klodian Braho është më racional, sepse do që të çojë hetimet deri në fund, të ketë prova për akuzat që bën, që nuk është e lehtë, sepse institucionet nuk bashkëpunojnë. Për Ballukun, hetimi është shtrirë dhe jashtë vendit, sepse rasti është kompleks dhe kjo kërkon kohë.  Unë pres që SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e Ballukut, sepse kanë prova të reja. Të dërgojë kërkesë me gjetjet e reja, sepse akuzat janë shumë të rënda. Ka gjetje që nuk i ka SPAK herën e parë, që janë tepër skandaloze. Ose nëse kanë aq forcë, ta anashkalojnë parlamentin dhe ta arrestojnë në flagrancë. Protesta i ka hequr legjitimitetin Edi Ramës”, tha Hoxha.

Komentoi dhe vizitën e Berishës në SHBA. Hoxha nënvizoi se non grata e Berishës ekziston. Për të, vizita e Sali Berishës në SHBA është arritje personale e tij, por nuk ka domethënie për opozitën.

“Non grata e Sali Berishës ekziston. Gëzojnë të gjithë mbështetësit e Berishës se iu hoq non grata. Departamenti i Shtetit e thotë vetë, por dhe vetë Berisha ka thënë se “unë nuk kam qenë asnjëherë non grata”. Si mund t’i hiqet non grata Berishës, kur ai vetë thotë se nuk kam qenë non grata.

Vetë DASH nuk thotë se i është hequr non grata. Vizita është arritje personale, por nuk është arritje e PD-së”, deklaroi Poli Hoxha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb