Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në Bromley, në juglindje të Londrës, këtë pasdite. Të plagosurit janë marrë fillimisht në trajtim nga ekipet e emergjencës në vendngjarje dhe më pas janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në zonë është dërguar edhe një ambulancë ajrore.

Ngjarja ka ndodhur në High Street, në Bromley, ku dëshmitarët kanë raportuar për një përleshje në rrugë. Një pronar i një dyqani lokal bastesh, i cituar nga BBC, e përshkroi skenën si një lloj “përleshjeje në rrugë”.

Pas incidentit, në vendngjarje mbërritën disa patrulla policie. Autoritetet rrethuan dhe mbyllën përkohësisht zonën për qarkullimin, ndërsa disa linja autobusësh u devijuan për t’i hapur rrugë hetimit. Ende nuk është e qartë nëse ngjarja lidhet me një konflikt të zakonshëm apo nëse pas saj fshihet një motiv tjetër. Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: