Harry Kane qetëson tifozët e Bayern Munich për të ardhmen e tij. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Champions League ndaj Bodo Glimt, sulmuesi anglez, që po i afrohet fundit të kontratës me klubin bavarez, konfirmoi se bisedimet për rinovimin po vijojnë dhe se ai ndihet shumë mirë në Mynih.
“Jam shumë i qetë dhe mund të jeni të qetë, sepse gjithçka po shkon mirë mes nesh. Jam shumë i lumtur këtu te Bayern”, u shpreh Kane.
Sulmuesi theksoi se marrëveshja e re nuk pritet të arrihet menjëherë, por negociatat mund të mbyllen në muajt e ardhshëm. Ndërkohë, Kane vijon të jetë një nga liderët e Bayern-it dhe një prej pikave kryesore të skuadrës në objektivin për të triumfuar në Champions League.
“Jemi një kërcënim për çdo skuadër. Kundërshtarët do ta kenë të vështirë të luajnë ndaj nesh, si me topin, ashtu edhe pa të”, deklaroi sulmuesi anglez.
Në fund Kane sigurisht nuk mund të mos komentonte edhe garën për “Topin e Artë” :
“Jam krenar që jam nominuar me shokët e mi të skuadrës. Por është jashtë duarve të mia dhe poshtë votuesve. Ishte një sezon i veçantë për mua sigurisht, por gjithçka që mund të bëj është të përqendrohem në këtë sezon tani”, përfundoi sulmuesi anglez.
