Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në terrenin kodrinor.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, banor i zonës, ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, ndërsa në vendngjarje janë nisur shërbimet për të dokumentuar rrethanat e aksidentit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.

Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në fshatin Mazhar, në Sevaster, shtetasi Xh. D., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Mazhar, duke drejtuar automjetin tip kamionçinë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: