Medon Berisha përfundon sërish në tribunë. Shkak për këtë është bërë mbingarkesa pas rikuperimit nga dëmtimi, ndërsa te Leçe nuk duan ta rrezikojnë.

Trajneri Eusebio Di Françesko e konfimoi mungesën e mesfushorit të Kombëtares për sfidën ndaj Monzën.

“Berisha? Ai ka qenë pak i mbingarkuar. Nuk do të thirret sepse duam të jemi të sigurt për rikuperimin e tij. Ai ka pasur një performancë të shkëlqyer që nga kampi stërvitor. E përfshiva në ndeshjen kundër Kaljarit sepse mendova se na duhej cilësia e tij”, u shpreh trajneri i Leçes.

Kujtojmë se minutat e para për këtë vit erdhën më 7 shtator për Berishën. Tashmë duhet të presë sërish për të radhës, ndërsa kështu vendoset në pikëpyetje edhe rikthimi te Kombëtarja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb