Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi foli për zhvillimet politike në vend.
Ai u ndal edhe te ndryshimet e fundit në qeveri, si dorëheqja e Evis Salës dhe Besfort të Lamallarit, të cilët nuk i konsideron si dorëheqje, por si lëvizje të kryera nga kryeministri Rama.
“Me detyrim nga lart e përcaktim nga poshtë. Dorëheqja është institucion për njerëz që kanë vlera morale. Nuk mund të pranohet se kanë aq kulturë, kështu i shet Rama si dorëheqje, kur prishen pazaret. Këta janë lëvizje të lobuara nga interesa të Ramës. E para, Sala pasi ka firmosur një tufë aktesh korruptive, SPAK po të ketë këllqe duhet ta hetojë, pasi kreu ato punë e zëvendësojë me Klodiana Spahiun. Është një kapitullim, Rama po bën qoka për të shpëtuar menderen tij”, tha mes të tjerash ai.
Gjithashtu ai nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama të cilin e akuzon për korrupsion.
“Mbas KAYO është krijuar një firmë OSHIS, në janar të 2026, dhe kjo do bëjë prokurime e 500 mln euro që kanë qenë deri tani në 4 koncensionare PPP, tani do ti kalojmë kësaj firme. Duhet thënë që është Rama vetë, ministër te rrugët, të bankat. Rama qeveris me drejtor”, shtoi ai.
