Ka nisur mbledhja e qytetarëve në shehsin “Skënderbej në protestën e 106.
Një qytetare ka ngritur akuza për pronat dhe përdorimin e tokave për instalimin e paneleve diellore. Ajo tha se familjes së saj i janë marrë 360 dynym tokë në Fier dhe se institucionet nuk u kanë dhënë përgjigje për pronën.
“Kam ardhur për tokat e tim eti, që i ka punuar për vite të tëra. Shteti dhe hajdutët, kriminelët kanë marrë tokat e Fierit dhe i kanë mbushur me panele diellore. Balluku dhe Subashi shesin në tokën tonë energji elektrike. Janë toka të babait tim, 360 dynym tokë. Nuk na japin një përgjigje”, u shpreh ajo.
Qytetarja akuzoi gjithashtu deputetët dhe kërkoi ndryshime të thella politike, duke bërë thirrje për përfshirjen e të rinjve në drejtimin e vendit.
“Këta janë kriminelë, 140 deputetë duhen shkrirë, të rinjtë duhet të marrin në dorë shtetin. Shteti tek ne ka vdekur, është kthyer në shtet që vret me lekë vëllezërit e motrat tona. Populli të ngrihet dhe të mos rrijë në kafe”, tha ajo.
Në vijim, ajo sulmoi edhe Belinda Ballukun, duke iu referuar qëndrimit të saj politik dhe aktivitetit të saj jashtë vendit.
“Kam ardhur për tokat e tim eti, që I ka punuar për vite të tëra. Shteti dhe hajdutët, kriminelët kanë marrë tokat e Fierit dhe i kanë mbushur me panele diellore. Balluku dhe Subashi shesin në tokën tonë energji elektrike. Janë toka të babait tim,. 360 dynym tokë. Nuk na japin një përgjigje.
Këta janë kriminelë, 140 deputetë duhen shkrirë, të rinjtë duhet të marrin në dorë shtetin,. Shteti tek ne ka vdekur, është kthyer në shtet që vret me lekë vëllezërit e motrat tona. Populli të ngrihet e të mos rrijë në kafen.
Ku ka shkollë Belinda? Në Greqi ka larë me nder haletë.
Protesta është e shkëlqyer, këta janë më të bukurit në botë”, tha ajo.
