Një shërndarës droge shqiptar që hyri ilegalisht në Britani i ka shpëtuar burgut sepse partnerja e tij vuan nga depresioni dhe burgjet janë shumë të mbushura.

Urim Morina, 27 vjeç, i shpëtoi burgut pavarësisht se u deklarua fajtor për furnizim me kokainë përmes një bande kontrabandiste dhe për posedim të një dokumenti me emër të rremë.

Shqiptari fillimisht hyri ilegalisht në Britani duke përdorur një dokument udhëtimi me një emër tjetër, pasi u dërgua nga babai i tij ‘me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë për veten e tij ‘.

Morinës iu dha dënimi me dy vjet e katër muaj burgim i pezulluar për tre vjet nga gjyqtari James Bromige. Më parë, gjyqtarët kishin fuqinë vetëm për të pezulluar një dënim prej dy vjetësh ose më pak.

Gjykatësi Bromige tha se vendimi i tij për ta kursyer Morinën nga burgu u ndikua nga fakti që partnerja e tij vuante nga depresioni dhe dhimbjet kronike. Ai pranoi që Morina gatuante dhe pastronte për familjen e tij si pasojë e gjendjes së partneres së tij dhe se e çonte partneren e tij në vizita mjekësore.

Morina u arrestua pasi policia bastisi shtëpinë e tij në mars në lidhje me një bandë droge. Oficerët gjetën një telefon celular që ai kishte në përdorim, i cili tregonte se ai furnizonte kokainë gjatë një periudhe 18-mujore.

Nuk u gjet drogë në pronë, por u gjetën pothuajse 700 paund, sipas The Times . Policia gjeti gjithashtu një certifikatë udhëtimi për një burrë me një emër tjetër.

Në zbutje të dënimit, Mahesh Karu tha: “Ai nuk ka kryer asnjë vepër penale deri në këtë kohë. Ai ka marrë BTEC dhe GCSE dhe kualifikime të ndryshme profesionale dhe është përpjekur të bëjë më të mirën që mundet.”

Gjykatësi tha se përveç hyrjes ilegale në Mbretërinë e Bashkuar, ai kishte jetuar një ‘jetë që i bindej ligjit’, duke shtuar se ‘etika e tij e fortë e punës është e dukshme’. Në vend të burgimit, Morinës iu urdhërua të kryente 175 orë punë të papaguar dhe 25 ditë rehabilitimi.

Ministria e Drejtësisë tha: “Vendimet për dënimet merren nga gjyqtarë të pavarur, por mesazhi ynë është i qartë – burgu do të mbetet gjithmonë vendi për shkelësit e rrezikshëm.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb