Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në deklaratën e tij për mediat theksoi se nuk ka qenë kurrë non grata.
Berisha theksoi se persekutorët e tij, ata që sipas tij e kanë shpallur non grata, janë sot të padëshiruar nga SHBA-të.
Ai theksoi se SHBA-të nuk dëshirojnë sot McGonigalin, Yuri Kim-in, Blinkenin, Lulzim Bravën e Edi Ramën.
Kreu demokrat nënvizoi se nuk ka qenë kurrë non grata.
Pyetje: Si e përjetuat vizitën në SHBA pas 5 vitesh, që u shpallët non grata?
Sali Berisha: McGonigal mori vite burg, Yuri Kim është jashtë shërbimit diplomatik, Anthony Blinken është i padëshirur në vendin e tij. Rama ndodhet në rrotullisjen e tij të madhe, Lulzim Basha është mbyllur me brava tani. Këto janë realitete. Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata.
Bazuar në konventën e Vjenës, disa shtete kanë të drejtë që disa politikanë mund të shpallen të padëshirueshëm. Ndalimi i vizës time nuk kishte asnjë lidhje me këtë gjë. Nuk kam qenë kurrë non grata, sips ligjit. Sipas ligjit amerikan, unë jam thjesht një njeri me vizë të ndaluar. Sekretari Rubio më hoqi ndalimin e vizës. Nuk kam qenë kurrë non grata, kjo është e vërteta.
